Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kush është mjeku që do takonte në Shqipëri biznesmeni italian, merret në pyetje partnerja shqiptare

schedule19:50 - 29 Janar, 2021

schedule 19:50 - 29 Janar, 2021

Vijon misteri për zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorellit makina e të cilit u gjet e djegur në Pukë javën e parë të Janarit. Mediat italiane shkruajnë se zv. prokurori i Perugias Giuseppe Petrazzini ka marrë në pyetje partneren e tij shqiptare për të mësuar cilat ishin kontaktet e tij të fundit apo çfarë po bënte ai në Pukë.

Ai kërkon të rindërtojë me saktësi të gjitha lëvizjet e tij, veçanërisht ato të 5 Janarit. Autoritetet italiane po përpiqen të kuptojnë cilat ishin miqësitë e tij në Shqipëri dhe kontaktet që kishte arritur të krijonte, mbi të gjitha gjatë muajve të fundit.

Mbetet gjithashtu për të qartësuar situatën financiare të ndërmarrjeve të Pecorelli-t, për të kuptuar më mirë arsyet e udhëtimeve të shpeshta mes Alta Valle del Tevere dhe Tiranës.



Nga Shqipëria nuk ka lajme të reja, ndërkohë që përgjigja e ADN-së është shtyrë më të paktën 1 javë. Për disa ditë policia shqiptare ishte e bindur se pista kryesore ishte ajo e vetëvrasjes.

Në të vërtetë, motivacionet e hetuesve në Tiranë nuk i kanë bindur kolegët në Perugia, thonë mediat fqinje, që pritet të analizojnë çdo detaj. Prokuroria italiane deri më tani është mjaftuar vetëm me hapjen e një hetimi që ka dy pista: zhdukjen e qëllimshme ose vrasje.

Para se të nisej, Davide i i kishte treguar një miku se do të takohej në Shqipëri me një mjek për të provuar të shiste një lazer të gjeneratës së fundit. Një marrëveshje nga e cila do të merrte 70 mijë euro. Sipas medias italiane policia shqiptare nuk di asgjë për këtë takim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!