Kryeredaktorja e Style Star Show, Elda Laze ka qenë pjesë e jurisë në natën finale të këtij sezoni. Ajo ka dhënë gjykimet e saj, jo vetëm për veshjen e natës, por dhe rrugëtimin e saj gjatë 12 puntatave.
Komentet e saj preçize i kanë bërë shumë përshtypje për mirë vajzave, të cilat nuk e kishin parë kurrë në rolin e jurisë. Një nga komentet më pikante që mund të përmendim është ai që ajo ka thënë për Irisin. Elda i ka cilësuar disa nga veshjet e Irisës si zgjedhje dembele, por e ka komplimentuar për veshjen e saj finale, duke mos pasur asnjë kritikë negative.
Vetë konkurentja e ka pranuar se është koshiente për këtë dhe e ka pranuar kritikën./abcnews.al