Kush është i riu shqiptar që u shua në moshën 22-vjeçare

schedule19:15 - 4 Tetor, 2018

schedule 19:15 - 4 Tetor, 2018

Klevis Luka ishte vetëm 22-vjeç.

I lindur në Tiranë, ai jetonte prej vitesh në Livorno të Italisë. Punonte në një piceri të njohur në Livorno, që drejtohej nga prindërit e tij.

Ai u shua pasditen e së mërkurës, pas një dite agonie në spital.

Të martën, rreth orës 5 të mëngjesit, Luka sëbashku me mikun e tij Imafidon Oduware, 21-vjeç u përplasën me një kamion.

Miku i shqiptarit gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa Luka u transportua në gjendje të rëndë në spital. Pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi të mbijetojë.

Tragjedia ndodhi në superstradën Firenze-Pisa-Livorno. Luka dhe Oduware po ktheheshin në shtëpi pasi kishin kaluar mbrëmjen në provincën e Firenzes.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Luka, i cili ishte në timonin e makinës, për shkaqe ende të paqarta u përplas me forcë me kamionin, që ishte i parkuar në mënyrë të rregullt.

Dyshimet janë se i riu humbi kontrollin e automjetit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështisë në rrugë. Megjithatë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.

Siç shkruajnë edhe mediat fqinje, por që mund të dallohet lehtësisht edhe në rrjetet sociale, Klevis Luka ishte djalë i dashur dhe i njohur në komunitetin ku jetonte.

Të shumtë janë miqtë e tij, të cilët në rrjetet sociale shprehin dhimbjen për humbjen e madhe të të riut.

Në profilin e 22-vjeçarit mund të dallohet gjithashtu se ishte i apasionuar pas muzikës elektronike dhe festave, ku shkonte bashkë me miqtë e tij të shumtë./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!