Numërimi për partitë 14 mandatet në Elbasan i ndau 8 për PS-në dhe 6 për PD-në. Ndërkohë që tashmë vijon numërimi për votat personale të kandidatëve.
Në listën e socialistëve ka shumë emra që janë në garë, por asnjëri nuk rrezikon mandatin, pasi kandidatët poshtë 8-ës së parë janë shumë larg dhe “lufta” për më të preferuarin bëhet e qetë.
Nga 511 kuti janë numëruar vetëm 207, ku i pari me më shumë vota rezulton Saimir Hasalla, më pas vijnë Taulant Balla me 5541, Besion Ajazi 4980 vota.
Sa i përket PD-së që çon 4 deputetë në Kuvend, listën e kryeson Dashnor Sula me 5406 vota preferenciale, i cili për momentin është të lista fituese e PD-së nëse nuk do të thyhet herësi, por gara është e hapur.
Mes të renditurve poshtë listës fituese, që po ecën me trend rritës është Luçiano Boçi i cili deri tani ka marrë 3270, por do të jetë shumë e vështirë./ db/ Abcnews.al