Kush është heroi Arjan Sala: Punonte prej 5 vitesh si roje sigurie dhe baba i një djali  

schedule17:05 - 26 Mars, 2021

schedule 17:05 - 26 Mars, 2021

Arjan Sala, i lakuar si heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punon në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Miqtë e tij tregojnë se Arjani u shkonte gjithmonë në ndihmë. I zëvendësonte në punë edhe kur ata mungonin për arsye shëndetësore.

Mirësinë ndaj të tjerëve, ai e tregoi edhe me aktin e fundit. Arjan Sala është baba i një fëmije 2 vjeç. I vetmi që punon në familjen e tij. Jeton me bashkëshorten, djalin, nënën dhe të atin. Familjes i ka siguruar të ardhura që në moshën 18 vjeç, kur nisi edhe punën e parë.

Prej dy ditësh magazina vijon të digjet ndërsa shpresat që 33-vjeçari të jetë gjallë janë të pakta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!