Kush është Hashem Safieddine, udhëheqësi i ri i mundshëm i Hezbollahut?

schedule23:35 - 28 Shtator, 2024

schedule 23:35 - 28 Shtator, 2024

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në sulmet ajrore në një periferi të Bejrutit ka vënë në qendër të vëmendjes njeriun që konsiderohet gjerësisht si trashëgimtari i tij, Hashem Safieddine.

Grupi i mbështetur nga Irani konfirmoi se Nasrallah, i cili udhëhoqi grupin për 32 vjet, ishte vrarë në sulmin e së premtes.

Tani ai përballet me sfidën e zgjedhjes së një drejtuesi të ri pas goditjes më të rëndë që grupi është përballur në historinë e tij 42-vjeçare.

Si kreu i këshillit ekzekutiv, Safieddine mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut. Ai gjithashtu është në Këshillin e Xhihadit, i cili menaxhon operacionet ushtarake të grupit.

Safieddine është një kushëri i Nasrallahut.

Departamenti Amerikan i Shtetit e “emërtoi” atë terrorist në vitin 2017 dhe në qershor ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut.

Deklaratat publike të Safieddine shpesh pasqyrojnë qëndrimin militant të Hezbollahut dhe përafrimin e tij me kauzën palestineze./abcnews.al