Kush është gruaja që theu rekordin Guinness me gojën e saj

schedule10:17 - 4 Gusht, 2021

schedule 10:17 - 4 Gusht, 2021

Samantha Ramsdell, një TikToker e famshme amerikane nga Connecticut, ndau video që tregojnë gojën e saj të gjerë dhe me gjatësi 6.52 cm.

Sipas mediave, videoklipet e saj në mediat sociale e bënë Ramsdell të thyejë të gjitha rekordet botërore, dhe i mundësoi asaj të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness, për masën më të madhe femërore të gojës në botë.

Llogaria e Samanthas në “Tik Tok” ka 1.7 milion ndjekës dhe shumë nga videot e saj po qarkullojnë gjerësisht.

Samantha tha për Rekordet Botërore Guinness se ishte e lehtësuar nga kjo arritje e mrekullueshme që ajo nuk e dinte nëse ndonjëherë do të vlerësohej. Asaj kurrë nuk i kishte shkuar nëpërmend se do të vendoste një rekord në moshën 31-vjeçare.

Miss Ramsdell tha se kjo famë e re i ka shtuar ambicien për t’u bërë interpretuese dhe komediane. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!