Kush është Emrah Plaku, “i forti” i Shkodrës që OFL i dërgoi sot formularin

schedule12:06 - 26 Maj, 2020

schedule 12:06 - 26 Maj, 2020

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit dy anëtarëve të grupit “Bajri” në Shkodër.

Bëhet fjalë për Enver Bajri dhe Emrah Plaku. Ky i fundit është arrestuar në shtator të vitit 2018 si pjesë e grupit “Bajri” gjatë operacionit “Oaz”.

Ndërkohë, në mars të vitit 2019 asokohe gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi masën për Emrah Plakun mbi të cilin rëndonte akuza për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

LEXO EDHE: OFL i dërgoi formularin, kush është Enver Bajri, “truri” i grupit të rrezikshëm në Shkodër

Gjykata urdhëroi që Plaku të mos largohet nga banesa e tij në Shkodër dhe mund të komunikojë vetëm me avokatin e tij.

Ndërkaq, Plaku ka 48 orë kohë për të plotësuar formularit e vetëdeklarimit që i është dërguar nga OFL. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!