“Briri francez” është një nga instrumentet më të rrallë në muzikë. Personat që e luajnë atë janë të paktë në numër, sidomos vajzat.
Në Shqipëri, e vetmja që e luan është Keli Gavelli, e cila ka ndarë detaje e ftuar në “ABC e Mëngjesit”.
Ajo ka treguar se fillimisht i nisi studimet për piano, ndërsa briri ishte një zgjedhje e dytë, që tashmë është kthyer në primare.
“Unë jam rritur me muzikë, pasi kam bërë edhe shkollë për piano. Në Liceun Artistik ne kemi me zgjedhje një instrument sekondar. Unë pianon e kisha primare dhe thash hajt ta shikoj një herë. Nga dal nga dal e nisa dhe lash pianon”.
Sakaq, Keli tregoi se është një studente ekselente dhe bën një punë të dyfishtë për t’u përgatitur lidhur me instrumentin muzikor që ka zgjedhur.
“Ne jemi pjesë e orkestrës, nuk dukemi, por puna që bëjmë është gjithmonë kolosale. Instrumenti i kornit nuk është si piano, violina se të japin shumë kohë. Me të nuk duhet ta teprosh si puna e sportistëve që nuk duhet ta teprojnë me stërvitjen. Dita ime fillon në orën 7 dhe ushtrohem“./abcnews.al