Biznesmeni Rakip Roli 55 vjeç i ekzekutuar sot në makinë dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit pasi kanë disa biznese.
”ROLI SHPK” është një nga kompanitë e familjes që shërben si pikë materialesh ndërtimi por edhe për mjete të transportit të rëndë.
Po ashtu djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga drejtësia. Emiljan, Sokol dhe Isuf Roli të maskuar kanë rrahur brutalisht një person në Sanxhak.
Lexo edhe: Zbardhet e shkuara e errët e biznesmenit të ekzekutuar, djemtë e tij rrahën keq një person
2 dyshohet se janë autorë të vrasjes së biznesmenit të cilët ende nuk janë identifikuar. Ata i kanë zënë pritë në këmbë makinës së Rolit duke e qëlluar Me breshëri plumbash, ndërsa e kanë zënë 7.
Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera. be.k/abcnews.al