Kush e mund Veliajn nga demokratët? Gazetarët japin alternativat në Abc Live

schedule13:36 - 31 Tetor, 2022

schedule 13:36 - 31 Tetor, 2022

Gazetarët Osman Stafa dhe Juxhin Mustafaraj të ftuar në ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, janë shprehur që gara për bashkinë e Tiranës pritet të jetë një garë e fortë mes kundërshtarësh ‘politikë’. Një gjë e tillë pritet që të diktojë dhe zgjedhjet e primareve brenda PD, dhe duke pasur parasysh dhe ndasitë midis Berishës dhe grupit ‘Alibeaj’.

Kështu për gazetarin Osman Stafa, data 6 nëntor do të jetë edhe data në të cilin do të marrë vendimin edhe ‘Ilir Alimehmeti, nëse do të jetë ai një nga personat që do të shkojë në primaret e PD, apo nëse ai do të propozohet nga strukturat lokale. Këllici e ka prezantuar kandidaturën e tij, e ka nisur fushatën dhe Z. Bogdani po ashtu. Gara për primaret e PD duket se do të jetë e fortë. Do të zhvillohet një fushatë model, për të shkuar përballë një kandidati si Erion Veliaj, i cili është një kandidat jashtëzakonsiht i fortë’, tha Osmani.

Ndërsa gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj u shpreh që ‘Z. Veliaj nëse do të zyrtarizohet, për një mandat të tretë në krye të Tiranës është jashtëzakonisht një person politik, një person politik brenda PD do të kishte një garë më të fortë me Z. Veliaj. Personat e tjerë të tillë si Ilir Alimehmeti mund të kenë një mbështetje publike, në median sociale, e kanë mbështetur kanë qenë një nxitje për të qenë një nga këto kandidatura, por në zgjedhjet vendore hyjnë kalkulimet, dhe në momentin që flasim, Belind Këlliçi është ndër kandidatët më të fortë, duke qenë se ka qenë drejtues politik i qarkut të Tiranës, është angazhuar disa vite në politikë duke qenë në opozitë, nuk ka pasur peshë pushteti, dhe është një kartë që do ta përdorë në zgjedhjet vendore, nëse do të jetë kandidati zyrtar. Nga ana tjetër mjeku Ilir Alimehmeti, ka angazhim politik, vjen nga një familje e djathtë, nëna e tij ka qenë deputete e PD, duhet një kalkulim i mirë brenda PD në mënyrë që kjo garë të rezultojë fituese për të’, tha Mustafaraj.

Përsa i përket vullnetit politik për bashkim brenda PD, gazetarët u shprehën që ndasitë ndihen dhe ka një lloj mungese sinqeriteti që palët të bashkohen, dhe bashkimi është më shumë një ngacmim që vjen nga baza sesa një shtysë e atyre më shumë sesa e deputetëve brenda PD. Ka deputetë që nuk pranojnë dy kandidatë të opozitës, tha Osman Stafa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!