Kush e largoi nga Interi, Cagliari dhe ofendimet me Ibrën: Rrëfehet Godin

schedule17:39 - 31 Mars, 2021

schedule 17:39 - 31 Mars, 2021

Diego Godin veshi fanellën e Interit në verën e vitit 2019. Klubi italian siguroi me parametra zero shërbimet e ish-kapitenit të Atleticos, por aventura e tij në Serie A nuk shkoi ashtu siç pritej.

Mbrojtësi uruguaian qëndroi vetëm një sezon tek Interi dhe më pas u largua drejt Cagliarit. Godin ka folur për GDS rreth aventurës zikaltër, duke treguar personat që e larguan.

Ju duhet të pyesni Conten, Marottën dhe Ausilion për largimin tim. Unë kisha edhe tre vite kontratë me Interin, por trajneri vendosi largimin tim.

Ne e mbyllëm sezonin si nënkampionë në Serie A dhe arritëm në finalen e Europa League. Ishim pranë një arritje historike, Interi kishte 10 vjet që nuk luante në një finale evropiane.

Kalimi te Cagliari? Ma mbushi mendjen Pepe Herreira, i cili më tha: ik te Cagliari, është vendi perfekt për ty. Njerëzit atje i adhurojnë uruguaianët“, deklaron 35-vjeçari, i cili e mbyll deklaratën e tij rreth Zlatan Ibrahimovic.

Nuk i pëlqej aspak personat që nuk të respektojnë fare. Jemi argëtuar gjatë ndeshjeve tona: Zlatan më ofendonte në gjuhën e tij, të njëjtën gjë bëja edhe unë në gjuhën time. Por gjithçka mbetet në fushë“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!