Kur jemi 2 javë larg përfundimit të këtij sezoni, në Seria A akoma nuk dihet se kush do të arrijë të rrëmbejë trofeun e kampionit, pasi Milan dhe Inter vazhdojnë të duelojnë mes tyre për Shudetton.
Për këtë çështje ka folur edhe ish-kapiteni i zikaltërve, Giuseppe Bergomi, i cili thekson se Milan është favoriti absolut për të fituar, pasi kryeson me dy pikë më shumë se Inter.
“Titulli? Milani ka 75% shanse për ta fituar, Interi 25%. Zikaltrit meritojnë 5% më shumë për faktin që fituan Kupën e Italisë, por kuqezinjtë kanë kalendar më të mirë.
Nuk mund të them që e ka humbur vetë Interi këtë titull, pasi Milani do e meritonte nëse ia del. Djemtë e Piolit janë shfaqur ekip më solidë se Interi dhe Napoli.
Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer. Ata ishin të papërballueshëm në periudhën nëntor-dhjetor, por futbolli i Inzaghit kërkon shumë shpenzim energjish”, theksoi Bergomi. /f.a/abcnews.al