Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Epoka e re në Venezuelë/ Skenarët pas Maduro, kush do drejtojë vendin?

schedule13:12 - 3 Janar, 2026

schedule 13:12 - 3 Janar, 2026

Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, pas goditjeve amerikane në Karakas shënon një pikë kthese historike në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës Latine. Media Britanike BBC e cila ne nje analize te publikuar kete te shtune perpiqet te deshifroje te ardhmen e ketij kombi shkruan se Shtete e Bashkuara nuk kishin kryer një ndërhyrje kaq të drejtpërdrejtë ushtarake në rajon që prej vitit 1989, kur pushtuan Panamanë për të rrëzuar liderin ushtarak të asaj kohe, Manuel Noriega.

Largimi i Madurros nga pushteti në Venezuelë, siç pretendon presidenti amerikan Donald Trump, do të perceptohet si një fitore e madhe për krahun më “të ashpër” brenda administratës amerikane, disa prej të cilëve kanë mbështetur hapur nevojën për ndryshim regjimi në Karakas. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Nicolás Maduro-n si drejtues të një organizate kriminale të trafikut të drogës, akuza të cilat ai i mohon kategorikisht.

Uashingtoni nuk e njeh atë si president legjitim të Venezuelës, duke argumentuar se zgjedhjet e vitit 2024 nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Nga ana tjetër, qeveria e Karakasit ka akuzuar vazhdimisht SHBA-të se synojnë të përvetësojnë rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës, të konsideruara ndër më të mëdhatë në botë.



Ajo që mbetet realisht e paqartë është se çfarë do të ndodhë brenda Venezuelës pas rrëzimit të mundshëm të Madurros dhe se kush do te qeverise vendin. Mbështetësit e ndërhyrjes amerikane pretendojnë se kjo zhvillim do t’i hapë rrugën opozitës për të marrë pushtetin, nën drejtimin e fitueses së Çmimit Nobel për Paqe, María Corina Machado, ose kandidatit të opozitës në zgjedhjet e vitit 2024, Edmundo González I cili eshte larguar nga vendi.

Megjithatë, shumë analistë paralajmërojnë se situata është shumë më komplekse, pasi në lojë hyn ushtria dhe rreziku i destabilizimit të vendit. Forcat e armatosura dhe grupet paraushtarake në Venezuelë mbeten ende besnike ndaj Madurros, ndërsa edhe disa kritikë të tij kanë shprehur frikën se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e SHBA-ve mund të çojë në kaos dhe përshkallëzim të mëtejshëm të krizës.

Ne zhvillimet e fundit qe vijne nga Venezuela lidhur me arrestimin e Maduros, ka vetem dicka qe eshte e sigurte. Aleatet me te ngushte tij jane seriozisht te shqetesuar jo vetem per te ardhmen e tyre politike, por edhe per te ardhmen personale mes nje krize sigurie qe mund te kaploje vendin. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!