Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kush do të jetë kryetari i partisë së re? Rudina Hajdari tregon mënyrën origjinale si do të zgjidhet

schedule19:47 - 5 Tetor, 2020

schedule 19:47 - 5 Tetor, 2020

Rudina Hajdari do të luftojë që të jetë deputete edhe në parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit duke u bërë pjesë e lëvizjes “Nisma Thurje”. Por kush do të jetë kreu i kësaj lëvizje, që do të kthehet në parti? E ftuar në studion e Abc News përballë gazetarit Endri Xhafo, Hajdari tregon mënyrën origjinale që do të përdoret për zgjedhjen e kreut të partisë.

Kemi krijuar një lëvizje të re që në themel ka një vendimmarrje kolegjiale dhe në momentin që flasim një gjë duhet të jetë e qartë, jemi në fillimet tona duke mbledhur sa më shumë njerëz nga veriu në jug, jemi duke u mundur t’i takojmë të gjithë qytetarët. Ende jemi duke u përgatitur.

Padyshim që do të ketë një udhëheqës, por do të vendoset nga qytetarët, ne sot e kemi votën parapëlqyese dhe do të kuptohet kush do të jetë ai person që do të marrë më shumë vota. Ai do të ketë tagrin që të jetë udhëheqësi”.

Por a nuk duhet të ketë partia një kryetar, qoftë edhe formalisht për t’u regjistruar në gjykatë? “Mund të ketë një bord, që marrim vendimet në mënyrë kolegjiale. Ne jemi njerëz të gjithë të logjikshëm në këtë lëvizje të re. Të gjithë kolegët që jemi bashkë kanë një arsim shumë të mirë. Këtë e shikojnë si betejën e fundit në Shqipëri.

Flasim për njerëz që e kanë treguar veten. Të shpalosim dicka të re, njerëz që nuk kanë qenë të përlyer nga politika e vjetër. Ky është momenti që mund ta bëjmë këtë ofertë qytetarëve. Duke inkurajuar që ta përdorin votën parapëlqyese, të përcaktojnë atë që do ta udhëheqë’ tha ajo.

Mendoj që duhet të kemi pak durim tek kjo pjesa pasi janë vendime që unë dua t’i bëj me kolegët. Ju siguroj që të gjithë kolegët e mi janë njerëz të logjikshëm dhe janë mjaft aktivë në media dhe në terren. Mendoj që të gjithë kanë bërë akte politike dhe kanë qenë qëndrestarë të lartë. 

Kjo i duhet një lëvizje të re politike. Ndaj jam krenare që ne jemi të gjithë bashkë. Ato që janë miratuar sot janë lista të mbyllura. Mendoj që sot ne kemi mundësinë për të pasur një votë që shqiptari ta përdorë nesër. Në Valbonë kemi takuar njerëz me aftësi të kufizuara, tregtarë, të gjitha kategoritë. Kemi njohur problematikat që ka qyteti. Jeni mësuar me takime që ulet kryetari diku që të gjithë e dëgjojnë. 

Ne pamë që në vend me aq shumë njerëz, ka nevojë për shumë ndryshim. Ndryshimi fillon tek vendet lokale. Nuk shoqërohem me personel sigurie. Kam një ekip që është pjesë e lëvizjes së re. Unë nuk ndihem e sulmuar sepse nuk kam bërë asgjë. Ne ndihemi shumë mirë sepse kur shkojmë në qytete ata thonë shyqyr që erdhët sepse po jepni një model të ri” përfundoi Hajdari./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!