Kush do të jetë Duka i ardhshëm i Edinburgut?

schedule12:20 - 14 Prill, 2021

schedule 12:20 - 14 Prill, 2021

Princi Philip, burri i Mbretëreshës Britanike Elizabeth II, vdiq të premten në moshën 99-vjeçare. Me vdekjen e tij, titulli i Dukës së Edinburgut kaloi te një anëtar tjetër i familjes mbretërore, por tek kush? Princi Charles, më i madhi nga katër fëmijët e Mbretëreshës Elizabeth dhe Philipit, trashëgoi titullin e babait të tij pas vdekjes.

Sidoqoftë, Charles nuk do të mbetet si Duka pasi të marrë fronin dhe të bëhet Mbret i Anglisë. Por kur Mbretëresha Elizabeth II të ndërrojë jetë dhe Princi Charles të bëhet mbret, titulli do të “bashkohet me kurorën”, që do të thotë se mund të rigjenerohet. Pastaj do t’i dhurohet djalit të vogël të, Princit Edward.

Britania i kundërvihet Princit Philip

Titulli iu dha për herë të parë Princit Frederick nga gjyshi i tij, Mbreti George I, në 1726. Philip mori këtë titull kur ai hoqi dorë nga titulli i dikurshëm si Princ i Greqisë dhe Danimarkës për t’u martuar me Mbretëreshën në 1947. Kur Edwardit t’i jepet titulli, gruaja e tij do të bëhet Dukesha e Edinburgut, që aktualisht mbahet nga vetë Mbretëresha.

Kur Mbretëresha u kurorëzua, Philipit nuk iu dha titulli mbret. Sipas BBC, titulli u jepet vetëm meshkujve që trashëgojnë fronin. Pas Princit Charles,  William është në radhë për titullin, i ndjekur nga djali i tij i madh, Princi George. Sakaq, varrimi i Princit Philip do të bëhet në 17 Prill në Kështjellën Windsor në një shërbim familjar që do të jetë i mbyllur për publikun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!