Kush do ta thotë të vërtetën për median e lirë?

schedule10:54 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 10:54 - 3 Dhjetor, 2019

Editorial i “The New York Times”

“Publikimi i lajmeve të rreme për të tërhequr vëmendjen e audiencës është një mashtrim i zakonshëm i The New York Times në Amerikë.

Qeveria kineze deklaroi se kjo gazetë pësoi një krizë besueshmërie për mashtrimet e saj, fill pasi Times “shpërtheu” lajmet këtë muaj mbi dokumente të qeverisë duke detajuar internimin e Ujgurwve, Kazakëve dhe muslimanëve të tjerë në rajonin veriperëndimor të Xinjiang”.

Kush do ta merrte me mend se historia kishte një zhvillim kaq të çoroditur për ne?

Siç ka shkruar historiani Timothy Snyder në The Times, Adolf Hitler dhe nazistët dolën me sloganin “Lügenpresse” – përkthyer si “shtypi gënjeshtar” me qëllim të zhvlerësimit të gazetarisë së pavarur.

Tashmë kjo taktikë është “pastruar” përmes presidentit amerikan, Donald Trump, i cili adaptoi termin “lajme të rreme” si kandidat dhe e ka përdorur atë qindra herë në detyrë.

Një brez pas vrasjes së miliona hebrenjve në kampet e vdekjes naziste, termi “lajm i rreme” është vendosur të përdoret me kaq guxim nga një regjim tjetër shtypës për të vepruar kundër një pakice tjetër, në mënyrë që të mbulojë ekzistencën e kampeve të burgjeve për qindra mijëra muslimanëve.

Me siguri qëllimi i z.Trump nuk ishte ky.

Ai nuk është një person strategjik ose veçanërisht ideologjik. Ai priret të veprojë në interesin e tij personal ose politik dhe shpesh duke vepruar nga karakteri impulsiv, bazuar gjithashtu në atë që ai mendon se mbështetësit e tij në apo studiot e televizionit dëshirojnë prej tij.

Kur ai largon trupat nga Siria ose fal kriminelët e luftës, është e sigurt të supozojmë se ai nuk po mendon për ekuilibrin afatgjatë të fuqisë në Lindjen e Mesme ose reputacionin dhe moralin e ushtrisë amerikane.

Në fakt, ai është duke manovruar, si gjithmonë, për disa përparësi të menjëhershme politike të avancuara.

Por z.Trump e do shtypin.

Ai është kujdesur për të dhe është ushqyer prej tij që nga ajo kohë kur ai filloi të njihte veten si një njeri i famshëm në vitet 1970.

Por atij i është dashur një mënyrë për t’u shpjeguar ndjekësve të tij pse ka kaq shumë zbulime shqetësuese në lidhje me zyrtarët e paaftë të administrates dhe premtime të “thyera’ të fushatës.

Kur një president amerikan sulmon shtypin e pavarur, despotët nxitojnë të imitojnë shembullin e tij.

Dhjetëra zyrtarë në të gjithë botën – përfshirë udhëheqës të demokracive të tjera – e kanë përdorur termin që kur zoti Trump e legjitimoi atë.

Pse të shqetësohesh të luftosh me fakte kur mund të pretendosh se nuk ekzistojnë?

Kjo është ajo që bëri qeveria kineze.

Thjesht e quajti të rremë raportin e Times, megjithëse bazohej në dokumentet e qeverisë dhe e shpalli atë “të padenjë për ta hedhur poshtë”.

Pas të njëjtit skenar të Zyrës Ovale, një zyrtar i lartë i qeverisë në Burundi hodhi poshtë “lajmin e rreme” për të shpjeguar pse qeveria e tij po ndalonte BBC-në.

Në Mianmar, ku qeveria po përndjek sistematikisht një pakicë etnike, Rohingya, një zyrtar deklaroi për “The Times” se vetë ekzistenca e një grupi të tillë është “lajm i rremë”.

Ministria e Jashtme ruse përdor imazhin e një pullë të madhe të kuqe “FAKE” në faqen e saj të internetit për të shënuar raporte lajmesh që nuk i pëlqejnë.

Jordania ka shpallur një ligj që lejon qeverinë të ndëshkojë ata që botojnë «lajme të rreme».
“Kameruni ka burgosur gazetarët për publikimin e” lajmeve të rreme “.

Çadi ndaloi hyrjen në mediat sociale në mbarë vendin për më shumë se një vit, duke cituar “lajme të rreme”.

Ndërsa Shepard Smith, i Fox News, u tha të pranishmëve në darkën vjetore të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve se kohët e fundit “Frikësimi dhe shfajësimi i shtypit tani është një fenomen global”.

Edhe për këtë gjë ne nuk kemi pse të kërkojmë shumë prova.

Shtypi duhet të rishikohet, gabimet duhen larguar, paragjykimet duhet të analizohen dhe ekspozohen.

Rritja e epitetit “lajm i rremë” po ndodh në një moment tashmë të rrezikshëm për të pasur informacion mbi botën ashtu siç është në të vërtetë.

Themelet financiare të një shtypi të pavarur po gërryhen nën ndikimin e internetit, i cili njëkohësisht është bërë një kanal global për gënjeshtra me qëllim të keq.

Është më e vështirë kur nuk di se çfarë historie të besosh.

Një botë në të cilën qeveritë dhe qytetarët nuk mund të bien dakord për një sërë faktorë të përbashkët është ajo në të cilën lulëzojnë vetëm më të fuqishmit.

Mirëqenia e demokracisë, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, varet nga përgjigje më të mira për këtë sfidë.

Në vend që t’i keqësojnë gjërat, politikanët duhet të meren më shtypin, për shembull duke “shtypur” kompanitë kryesore të internetit që të pranojnë përgjegjësinë për rolet që ata tashmë kanë marrë si botuesit kryesorë të informacionit në botë.

Shtypi duhet të bëjë gjithashtu pjesën e vet, duke u angazhuar në luftën e pafund kundër paragjykimit në lajme dhe në ndjekjen e së vërtetës.

Disa politikanë amerikanë, si Maine në Alabama, kanë ndjekur shembullin e zotit Trump.

Disa të tjerë si senatori Mitch McConnell nga Kentucky, udhëheqësi i mazhorancës, doli në mbrojtje të mediave në gusht 2017.

“Mendimi im është se shumica e lajmeve nuk janë të rreme,” i tha ai një auditori Louisville.

Këtë muaj, Z. McConnell shkoi tek Senati për të nxjerrë në pah raportet e Times në Xinjiang, duke përshkruar dokumentet e publikuara nga The Times si “një manual për këtë fushatë të Orwelliane” që të fshijë në mënyrë efektive një pakicë fetare dhe etnike në një rajon që supozohet të jetë ligjërisht i dalluar nga pjesa tjetër e Kinës. ”

Kapaciteti i organizatave të lajmeve për të prodhuar këtë lloj gazetarie – dhe për të arritur një audiencë që do ta dëgjojë – është e kushtëzuar dhe e brishtë.

Z. Trump nuk tregon asnjë shenjë për të parë këtë gjë, ose, mbase, për t’u kujdesur për të.

Kështu që i takon pjesës tjetër, veçanërisht drejtuesve si z.McConnell, të tregojë të vërtetën për një shtyp të lirë, për të shpallur vlerën e tij, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. /Botuar në The New York Times/ Përktheu Sonila Backa-abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!