Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kusari-Lila duhet të merret në pyetje nga policia për përgjimet”, Sheholli: Ndaj Sveçlës ka një hetim amerikan

schedule16:40 - 12 Korrik, 2023

schedule 16:40 - 12 Korrik, 2023

Analisti Fatmir Sheholli, në një lidhje live nga Prishtina për emisionin “Ballkan Update” tha se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila duhet të merret në pyetje nga policia lidhur me përgjimet e publikuara, ku dëgjohet duke komunikuar me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiç.

Sipas analistit, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka probleme dhe se ndaj tij amerikanët kanë nisur një hetim. “Besoj se zoti Sveçla, edhe Kurti është informuar, ka probleme dhe është para shpalljes non grata. A do të shpallet apo jo, do ta kuptojmë në ditët e ardhshme por një hetim amerikan.

Ndaj tij ka ekzistuar për arsye që i di vetë ministri i punëve të Brendshme dhe mund të jetë kjo arsyeja që ai nuk është paraqitur për një çështje kaq sensitive. Në veri dilte për çështje për të vogla. Besoj se duhet të vendosë gishtin në kokë dhe të mos përdorë standarte të dyfishta.

Nëse mua për një trillim në një skeç humoristik më ka marrë në pyetje, si nuk e merr në pyetje Kusari Lilën që ka folur me kriminelin dhe me atë që është në listën e zezë.“, theksoi analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!