Kusari-Lila: Deputetët e VV-së do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

schedule10:00 - 4 Shkurt, 2022

schedule 10:00 - 4 Shkurt, 2022

Shefja e Grupit Paralementar të Lëvizjes Vetëvrndosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se deputetët e kësaj partie do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit. Një vendim i tillë vjen një ditë pas publikimit të listës me emrat e deputetëve, që kanë shpenzuar qindra euro të shtetit për karburante, raporton Express.

Kusari-Lila ka thënë se do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.

“Aktualisht në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe prej tyre 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve”, ka shkruar Kusari-Lila./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!