Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kurzawa nuk largohet nga PSG, Interi piketon një tjetër mbrojtës të majtë

schedule14:15 - 30 Qershor, 2020

schedule 14:15 - 30 Qershor, 2020

Antonio Conte prej kohësh po kërkon një mbrojtës të majtë dhe objektivi kryesor i Interit, ishte Layvin Kurzawa. Mbrojtësi francez ishte në ditët e tij të fundit të kontratës dhe Interi shpresonte, por mëngjarashi rinovoi dje dhe nuk do të lëvizë nga PSG.

Si pasojë, Interi ka hedhur sytë nga kampionati anglez. Conte i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë të pamundurën që të arrijnë te firma e Emerson Palmierit.

Mbrojtësi me origjinë braziliane, që mbron ngjyrat e Italisë, nuk do të qëndrojë në Londër te Chelsea, pasi Frank Lampard preferon Marcos Alonson para tij. Një operacion që mund t’i kushtojë Interit 25-30 milion euro./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!