Kancelari austriak Sebastian Kurz, së fundmi ka bërë me dije se nuk do të ketë një bllokim masiv, por vetëm për qytetarët e pavaksinuar.
Në dekaratën e tij ai ka theksuar se ato që do të preken janë vetëm personat që nuk kanë bërë vaksinë.
“Në Austri bllokim i mundshëm vetëm për të pavaksinuarit. Koha e bllokadave totale duhet të ketë mbaruar”, ka thënë ai.
Ndërkohë ai përsëriti se donte të përjashtonte vendosjen e një detyrimi të përgjithshëm të vaksinimit./abcnews.al