“Kurum” mbyll dyert/ Pas skandalit, kompania turke ndal aktivitetin

schedule15:34 - 24 Gusht, 2024

schedule 15:34 - 24 Gusht, 2024

Kompania “Kurum” ka mbyllur dyert. Gazetarja Edisona Skënderi tha për ABC News se kompania turke aktualisht ka ndalur aktivitetin e saj.

Mësohet se 500 punonjës të Uzinës së Çelikut dhe Petezimit janë njoftuar për ndërprerjen e kontratës së njëanshme pa dhënë arsye të pezullimit.

Që nga 20 gushti 500 familje në Elbasan mbetet pa të ardhura në familjet e tyre. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurumit për vendimin e marrë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!