Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kurum, interpelancë në Kuvend/ Bardhi: Reagime kontradiktore nga institucionet. Nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar

schedule10:30 - 12 Shtator, 2024

schedule 10:30 - 12 Shtator, 2024

Po mbahet në Kuvend interpelanca me kryeministrin Edi Rama të thirrur nga Gazmend Bardhi në lidhje me mbetjet toksike të Kurum që ishin drejtuar drejt Tajlandës. Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se ka pasur reagime kontradiktore nga ana e institucioneve në lidhje me këtë çështje.

“Ka pasur disa reagime konfuze të disa prej institucioneve përgjegjëse disa ditë më vonë se kur doli lajmi, përfshirë ministrinë përgjegjëse për mjedisin, për energjinë dhe infrastrukturën, portin e Durrësit, policinë e shtetit etj. Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit dhe traktatin e kombeve të bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Vendet nënshkruese, mes tyre edhe Shqipëria, nuk lejohen mbetje helmuese të një vendi tjetër nëse nuk kanë marrë miratimin paraprak nga vendi pritës.

Rastet e përsëritura ngrenë dyshimin serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal që përfshin përgjegjësi për veprime të paligjshme apo mosveprime të disa autoriteteve shtetërore në varësi të kryeministrit si dhe një mungese kriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshëm të disa subjekteve private.”, tha ai./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!