Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar “Shën Valentinin”, ditën e të dashuruarve, të cilën e ka lidhur edhe me njëvjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.
Duke uruar të dashuruarit dhe ata që duan të bien në dashuri, Kurti ka shkruar se përputhja e kësaj date me njëvjetorin e fitores së VV’së është rastësi e bukur.
“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.
Ndryshe, zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit të kaluar.
Fituese e zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, me 50.28 përqind./Express