Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte është takuar me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj në Bruksel.
Në këtë takim, Kurti ka thënë se Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, pa parakushte dhe pa vonesa.
“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit. Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter./abcnews.al
Discussed upcoming meeting in Brussels & recent local elections in our four municipalities in the north with @MiroslavLajcak @delphi_forum.
The Basic Agreement must be implemented fully & swiftly. No preconditions and no delays. pic.twitter.com/SLalhKR8l1— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2023