Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.
Deklarata e Kurtit vjen në ditën kur do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.
Ai ka thënë se pret që ky process të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.
“Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik. Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare”, ka shkruar Kurti./Express