Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot paketën e re të ndihmave, në një konferencë për media.
Kurti ka thënë se për muajin prill do ta dyfishojnë vlerën e asistencës sociale.
Për këtë muaj, pensionistëve do t’iu shtohen ka 100 euro shtesë.
Nga 100 euro do t’iu ndahen edhe punëtorëve të sektorit privat e edhe atyre të sektorit publik.
Me nga 100 euro do të mbështeten edhe studentët.
Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro dhe, sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.
Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës. Pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro shtesë për muajin prill, dhe do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension. Për herë të parë, do të mvbështesim me 100 euro të gjithë punëtorët e sektorët privat. Në kuadër të kësaj pako do të ndahen edhe nga 100 euro për mbi 80 mijë zyrtarë publikë Për herë të parë, do të mbështeten të gjithë studentët nga 100 euro. 80 mijë student do të përfitojnë nga kjo…Vlera totale e kësaj është mbi 100 milionë euro, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht secila familje”, ka deklaruar Kurti./Express