Kurti pas vdekjes së Sassolit: Mik i Kosovës dhe burrë që solli vlera europiane në BE

schedule08:50 - 11 Janar, 2022

schedule 08:50 - 11 Janar, 2022

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e presidentit të Parlamentit Europian, Davide Sassoli.

Kurti ka shkruar në Tëitter se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe burrë që solli blera europiane në institucionet e BE-së.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e David Sassoli-t, president i Parlamentit Evropian, mik i Kosovës dhe një burrë që vërtet solli vlera evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, ka shkruar Kurti.

Sassoli ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i tij, përmes një postimi në Twitter.

“Presidenti Sassoli ndërroi jetë në orën 01.15 të mëngjesit më 11 janar në spitalin e Avianos në, Itali. Data dhe vendi i funeralit do të komunikohen në orët e ardhshme”, ka shkruar ai.

65-vjeçari Sassoli ishte shtruar në spital që prej 26 dhjetorit, për shkak të një komplikacioni serioz i shkaktuar nga mosfunksionimi i sistemit imunitar.

Sassoli, një politikan italian i qendrës së majtë, u trajtua gjithashtu në një spital francez për pneumoni në shtator.

Sassoli u zgjodh president i Parlamentit Europian më 2019. Mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe nuk pritej të kërkonte një të dytë.

Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e unionit në shtator.