Qeveria e Albin Kurtit nuk po bën mjaftueshëm në mënyrë që Bashkimi Europian të heq masat ndëshkuese të marra ndaj Kosovës.
Kjo ishte ajo çfarë deklaroi Ambasadori Francez në Prishtinë në një intervistë për median kosovare Gazeta Express.
“Koha po kalon dhe nuk po shohim asnjë përparim. Ka ende zotime për t’u zbatuar, për shembull në koordinimin ndërmjet policisë së Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare dhe në vlerësimin e sigurisë. Nuk shohim ndonjë progres as për zgjedhjet e parakohshme, as për miratimin e akteve nënligjore konformë nenit 72 të ligjit të qeverisjes lokale për zgjedhjet. Masat e marra nga BE janë të kthyeshme. Ato nuk u morën lehtë, por qeveria e Kosovës ende nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për heqjen e tyre”, ka thënë ambasadori francez Olivier Guerot.
I pyetur nese ka garanci se Serbet do te marrin pjese ne zgjedhjet e reja ne komunat e veriut, Oliver Guerot deklaroi se qytetarët serb duhet te kuptojnë nga 23 prilli se bojkoti nuk është zgjidhje.
“Gjatë zgjedhjeve të 23 prillit, ne shprehëm keqardhjen për mospjesëmarrjen e serbëve ne procesin zgjedhor. Inkurajimi i bojkotit nuk i ka shërbyer qytetarëve, siç po e shohim çdo ditë. Ne presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje kur ato të mbahen”.
I pyetur mbi propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama qe Brukseli te organizoje një konferencë ndërkombëtare mbi Kosovën dhe Serbinë ku palët s’do të lejoheshin te dilnin pa arritur marrëveshje , Ambasadori Francez ne Prishtine tha se sipas diçka e tille duhet te ndodh ne Shtator.
“Në këtë fazë, një takim i ri i nivelit të lartë ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Serbisë duhet të organizohet në fillim të vitit shkollor, por i takon emisarit europian, z. Lajçak, të vlerësojë ritmin e duhur të bisedimeve. Ne kemi besim të plotë tek ai”, ka thënë ai.
Ambasadori Francez në Kosovë deklaroi se themeli I Asociacionit të komunave me shumicë Serbe është një element thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa shtoi se marrëveshjet e vitit 2013 dhe vitit 2015 nuk cënojnë kushtetueshmërinë e Kosovës. Oliver Guerot tha se Qeveria e Albin Kurtit mund të angazhohet vetë për të propozuar një model Asociacioni./abcnews.al