Kurti nga SHBA-ja në Zvicër, merr përkrahje nga Berset për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

schedule14:05 - 24 Maj, 2022

schedule 14:05 - 24 Maj, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, pas një vizite të gjatë në SHBA, ka udhëtuar drejt Zvicrës ku po merr pjesë në “World Economic Forum” që po mbahet në Davos. Kurti ka takuar sot zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, nga i cili ka marrë përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Berset ka thënë se Republika e Kosovës është shtet prioritet për Konfederatën Zvicerane.

Siç njofton ZKM, në këtë takim është theksuaar zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës dhe stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor.

“U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“U bisedua për mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, për të siguruar drejtësi sociale dhe ekonomike, si dhe mundësitë e shkëmbimit bilateral në fusha të ndryshme, e veçanërisht në shëndetësi”, vazhdon komunikata.

Tutj në komunikatë thuhet se “Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe indikatorët pozitivë ekonomikë në Republikën e Kosovës. Ai potencoi mërgatën e Kosovës në Zvicër si pjesë integrale për zhvillimin e vendit tonë”.+

Duke biseduar lidhur me zhvillimet në Ukrainë, Berset ka thënë se Zvicra mirëpret pozicionimin e qartë të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë për bashkërendim dhe bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe botës demokratike, për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor./Express/