Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në një konferencë për mediat se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësisht dhe do të zëvendësohet me reciprocitet.
Kurti tha se se vendimi do të hyjë në fuqi sot para mesnatës dhe do të mbetet deri më 15 qershor kur do të bëhet një vlerësim se si ka ecur vendimi sa i përket implementimit. Më herët taksa ishte hequr vetëm për produkte të lëndës së parë që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kurti tha se masa e reciprocitetit është në vijë me marrëveshjen e CEFTA’s dhe praktikat tregtare europiane.
“Sot është një ditë e veçantë, meqë Qeveria e Kosovës, po mbanë një mbledhje për një çështje shumë të rëndësishme, për batimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet teegtare me Serbinë, emërtimet e përdorura në dokuemntet si në vijim, duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjilacionit në fuqi”, tha ai gjatë konferencës.


