Kurti: Në Prokurorinë e Shtetit ka disponim negativ ndaj qeverisjes sonë

schedule12:39 - 20 Prill, 2023

schedule 12:39 - 20 Prill, 2023

Kryeministri Albin Kurti tha se në Prokurorinë e Shtetit ekziston një disponim negativ ndaj qeverisjes së tij.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se ka pasur gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit ekzekutivit të KEK-ut.

Është fakt se pati një gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit Krasniqi. Por, ky është i opozitës, nuk është fakt i cështjes. Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa ne KEK, në të kaluarën, ka pasur keqpërdorime marramendëse, mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë, përkatësisht nga prokuroria. Prokuroria është shumë e zellshme në këtë rast kur fitimi i KEK-ut në vitin 2022 ka qenë 107 milionë euro. Natyrisht që udhëheqja e re e KEK-ut ka deponuar me dhjetëra fakte, dëshmi materiale për keqpërdorimet që i ka gjetur aty. Por zelli i prokurorisë për tu marrë me deponimet e fakteve, e dëshmive për keqpërdorimet e mëhershme, ka qenë zero”, tha Kurti.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!