“Kurti, mosmirënjohës me ndërkombëtarët”/ Gjikondi: Ka dëmtuar çështjen shqiptare në raport me BE

schedule20:32 - 13 Nëntor, 2024

schedule 20:32 - 13 Nëntor, 2024

Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se kryeministri Albin Kurti është treguar mosmirënjohës, në lidhje me kujdesin dhe diplomacinë që duhet të ketë me ndërkombëtarët.

Në emisionini “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Kurti me qasjen dhe sjelljen e tij, ka dëmtuar çështjen shqiptare në raport me BE.

“Unë mendoj që kishte një fije ironie, qoftë edhe për entuziazmin që ka kapur një pjesë të madhe të vendeve të vogla, po e quaj edhe të Ballkanit, por ishte shumë i kujdesshëm, shumë diplomat. Më përpara, Clarck ka thënë se administrata e Biden është tërhequr nga Ballkani duke i lënë territor BE. Dhe ne e dimë shumë mirë se në këtë katër vjeçar, ka qenë BE që më shumë pasur influencë dhe nuk ka pasur influencë që ka pasur rezultate. Përkundrazi.  Më shumë ka qenë e kompleklsuar nga Rusia në Serbi, ses anga pjesa e Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi pasur edhe kusuret, qasja e Albin Kurtit, sjellja e tij, më shumë ka dëmtuar çështjen shqiptare në raport me BE, sesa e ka ndihmuar. Por edhe me SHBA. Duke qenë, se adinisteata e Biden ka qenë një hap mbrapa, lëvizjet e Kurtit me Amerikën nuk janë ndjerë aq shumë, sa janë ndjerë për përplasjet e tij me Gjermaninë dhe Francën. Ka qenë mosmirënohës në lidhje me kujdesin dhe diplomacinë që duhet të ketë me ndërkombëtarët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!