Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kruitikuar qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi i cili kërkon formimin e një qeverie të re. Kurti përmes një deklarate për mediat është shprehur se ai është kryeminsitër në detyrë, ku ndër të tjera ka theksuar se presidenti Thaçi po mundohet që të imponoj vullnetin politik në vend.
I pari i qeverisë në detyrë tha se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që i ka. Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk duhet të politizohen testet e ardhura nga Serbia për koronaviursiin.
Ndërkohë, LDK ka nisur mbledhjen e Kryesisë së Ngushtë, ku do të vendos për emrin e kandidatit për kryeministër.
Ndër të tjera gjatë konferencës së tij për mediat ai ëhstë pyetur për një çështje e cila u bë goxha e madhe ditëve të fundit, lidhur me 1000 testet që u sollën si donacion nga Serbia në Kosovë.
Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po thotë që kjo çështje nuk duhet të politizohet pasi nuk është e tillë.
“Ato 1000 testet janë gjest i Serbisë që nuk do duhej të politizohet, nuk besoj e mendoj që Serbia ka rregulluar imazhin e saj me këtë, nëse ka rregulluar imazh e ka bërë me marrëveshjet përgjatë krejt këtyre viteve sidomos pas pavarësisë, ne kemi dëshmuar që nuk bëjmë dallime tek qytetarët dhe është ministria e Shëndetësisë ajo dhe IKShPK-së, ato që vendosin se si do përdoren krejt testet që i procedojmë qofshin ato që i ka blerë shteti ynë, ose ato që na janë dhënë nga akterë e faktorë të ndryshëm. Pra ne nuk e diskriminojmë askënd dhe jam i bindur që sikur të refuzonim do akuzoheshim për sjellje iracionale dhe politizim të një gjesti që nuk është i tillë, nuk kemi nevojë t’i ndihmojmë atyre që i dhanë 1000 teste në qëllimet politike, nëse nuk do t’i pranonim mund të kishim serb nga ndonjë komunë të nxitur nga strukturat që të ankohej se nuk po mund të testoheshin, e do duhej që ministri ynë të shfaqej para jush përditë duke testuar ndonjë qytetarë serb, pra kollaj ka mund të jetë kurthë në të cilën natyrisht që ne nuk biem brenda, duam raporte të mira fqinjësore e bashkëpunim rajonal në luftimin e koronavirusit që nuk na dallon nga tiparet tona si individ apo si komunitete”, ka deklaruar Kurti./abcnews.al