Nën skandalin e rinumërimit, me dhjetra komisionerë në paraburgim dhe afatet që rrjedhin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Albin Kurti thotë se ka ende kohë për të diskutuar mbi këtë cështje. Sipas tij, duhet fillimisht të konstituohet parlamenti i ri.
Analisti Azdren Shala tha për Ballkan Update se ka për të qenë surprizë kandidatura për presidencë nga ana e Vetëvendosjes. Sipas tij, Osmani është patericë e Kurtit dhe se vendi nuk ka kryeprokuror sepse ai nuk ka pasur pëlqimin e Kurtit.
“Ka për të qenë surprizë se kush do mbështetet nga VV për president. Është e rëndësishme nëse do ta votojnë partitë opozitare presidentin. Me Kushtetutë duhet të jenë në sallë 80 deputetë, kjo është sfida jonë. A kemi për të pasur 80 deputetë kur të nis seanca e deputetëve.
Nga shkurti i vitit të kaluar deri në dhjetor është absurde, humbëm një vit kot me konstituimin e Kuvendit. Krejt opozita nuk duhet të bëjë kompromis me Kurtin dhe tregon që shtrin regjimin e tij autoritar dhe kap çdo institucion të shtetit.
Osmani si patericë e Kurtit dhe vendi nuk ka kryeprokuror, sepse ai nuk i pëlqeu Kurtit. Opozita, nëse nuk e kupton akoma, jemi në mjerim. Opozita nuk duhet të qëndrojë në sallë dhe duhet ta çojë vendin në automatizëm.” / abcnews.al /


