Levizja VeteVendosje e Albi Kurtit doli force e pare ne zgjedhjet parlamentare te se dieles ne Kosoves, por me nje rezultat shume me te ulet se ne zgjedhjet e 2021. Sipas te dhenave me te fundit te komisionit qendror te zgjedhjeve te Kosoves te perditesuara ne oren 13:00 kur jane numeruar mbi 93% te votave, partia e Kurtit ka marre 41.01 perqind, duke mos arritur të përsërisë suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind të votave.
E dyta sipas po te njejtave te dhena nga KQZ renditet PDK me 22.46 perqind, e pasuar nga LDK me 17.66 perqind dhe me pas Aleanca per ardhmerine e Kosoves e Ramush haradinajt me 7.51 për qind të votave.
Rezultatet aktuale mund të pësojnë ndryshime për cilindo subjekt garues, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht. Por gjithsesi ato nuk pritet te ndryshojne renditjen dhe te sjellin levizje te medha ne shifrat e deritanishme.
Perpunimi i rezultateve te votimit u penguar rreth mesnates pas renies se serverit te KQZ. Faqja online e ketioj institucioni u be e pakasesueshme, duke sjelle veshtiresi dhe vonesa ne paraqitjen e rezultateve, ndrushe nga zgjedhjet e kaluara. Gjithsesi rreth mesnates kreu I KQZ njoftoi se te dhenat e numerimit do te perpunoheshin manualisht.
Sipas rezultateve partia e Kurtit nuk mund ta formoje e vetme qeverine, duke qene se ka mbeshtetjen e me pak se 50 perqind te votuesve.
Me ndryshimet ne kodin zgjedhor te Kosoves, partia e pare, ne kete rast vetevendosje ka afat deri ne 6o dite per tu futur ne bisedime per te formuar nje koalicion, ndersa partia e dyte, ne kete rast PDK ka 30 dite kohe ne dispozicion nese skadon afati i pare.
Analistet dhe njohesit e ceshtjeve politike ne Kosove thone se si nje qeveri e VeteVendosjes me pakicat, ashtu dhe nje qeveri e partive opozitare nuk do te ishin te qendrueshme, duke ♂uar Kosoves serish shpejt ne zgjedhje./abcnews.al


