Kurti drejt takimit me Borrell

schedule09:45 - 18 Mars, 2023

schedule 09:45 - 18 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flas përpara nisjes së takimeve për dialogun në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ishte vonë për një takim me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, duke mos u përgjigjur nëse do të ketë marrëveshje sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sot në Ohër po zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiç, ku do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim më 27 shkurt në Bruksel.

Marrëveshja është propozim i Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kurti dhe Vuçiç, fillimisht do të takohen veçmas me Borrell dhe Lajçak dhe pastaj do të kenë një takim të përbashkët.

Në Ohër ndodhet gjithashtu edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

/kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!