“Kurrë te Shkëndija, as për 1 milion euro”, kapiteni i Vardar nxeh derbin

schedule19:12 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 19:12 - 5 Dhjetor, 2019

Shkëndija e Tetovës dhe Vardar janë dy skuadrat më të forta të kampionatit të Maqedonisë së Veriut dhe rivaliteti mes tyre është shumë i madh. Titulli kampion është objektivi i përbashkët, teksa në dy sezonet e fundit ka triumfuar ekipi shqiptar.

Vardar kryeson gjatë këtij sezoni me 35 pikë, por Shkëndija nuk është dorëzuar ende dhe renditet e dyta me 8 pikë më pak. Ekipi i Ernest Gjokës eliminoi rivalët maqedonas nga Kupa, ndërsa të dielën (13:00) është radha e duelit në kampionat.

Për të nxehur atmosferën ka menduar Filip Gacevski, portieri dhe kapiteni i Vardarit. 29-vjeçari deklaron për Lajmi se nuk do të luante për Shkëndijën, as nëse kuqezinjtë do t’i ofronin 1 milionë euro, teksa nuk mungon një batutë në lidhje me Besart Ibraimin, goleadorin më të mirë të historisë së kampionatit maqedonas.

Të dielën duam një tjetër fitore. Ne jemi Vardari dhe jemi të vetëdijshëm për përballjen e radhës. Nuk bëjmë llogari, ne luajmë për objektivat tona. Shkëndija? Nuk kam asnjë mendim, ata janë kandidatët kryesor për titullin kampion, ashtu sikurse kanë qenë 4-5 vite të fundit. Nuk dua të flas shumë për Shkëndijën, mund të them se kanë ekip të mirë.

Asnjë lojtar i tyre nuk më frikëson. Agim dhe Besart Ibraimi janë futbollistë të shkëlqyer. Vitet e fundit është shkruar shumë për duelin mes meje dhe Besart Ibraimit. Nuk di çfarë të them. Jam i gatshëm dhe i përqendruar tek ekipi im, të shohim në fund se kush do të gëzohet, unë apo Besarti.

Sinqerisht, nëse do të më bënte ndonjë ofertë Shkëndija dhe të më jepnin 1 milion euro do ta refuzoja. Unë jam i Vardarit, Vardari më ka dhënë shumë, jam kapiten i ekipit dhe e theksoj: nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë”, përfundon kapiteni i Vardarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!