Tottenham po kalon momentin më të vështirë të sezonit. Ekipi i Jose Mourinhos humbi 3-0 ndaj Manchester City ditën e djeshme, disfata e katërt në pesë ndeshjet e fundit në Premier.
Spurs kanë rrëshqitur në vendin e nëntë dhe zona Champions League është katër pikë larg. Skuadra londineze mori një tjetër humbje në mesjavë.
8 – Tottenham have conceded a combined eight goals in their last two games (5 v Everton, 3 v Man City) – the most José Mourinho has conceded across a two-game period in all competitions in his managerial career. Stunned. pic.twitter.com/EP3XMz5WH5
— OptaJoe (@OptaJoe) February 13, 2021
Evertoni i Ancelottit i mposhti 5-4 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e FA Cup. Plot 8 gola të pësuar në dy takime radhazi, diçka që Jose Mourinho nuk e kishte provuar më parë në karrierë.
Aspekti defensiv është një nga pikat më të forta të “Special One”, por diçka nuk po funksionin në prapavijën e Tottenham kohët e fundit. /abcnews.al