Kurimi i kancerit, rinis brakiterapia tek Onkologjiku

schedule15:40 - 8 Nëntor, 2024

schedule 15:40 - 8 Nëntor, 2024

Luljeta Hoxha është pacientia e parë e trajtuar me metodën e Brakiterapisë. 60-vjeçarja nga Durrësi prej 6 muajsh është e diagnostikuar me kancer në mitër, pasi ka marrë trajtimet e nevojshme në Spitalin Onkologjik të QSUT, prej disa ditësh ka kryer edhe dy seanca te Brakiterapisë.

“Pasi u diagnostikova me kancer gjinokologjik kam bërë ndërhyrjen. Pastaj 28 seanca rreze, dhe më pas më sugjeruan mjekët këtë terapinë e Brakiterapisë. Isha pacientja e parë që e bëra dhe jam shumë e kënaqur me mjekët dhe me stafin”, shprehet pacientja Luljeta Hoxha.

Brakiterapia përdoret kryesisht për tumoret malinje gjinokologjike dhe shërben si lloj përforcues pas trajtimi me rrezatim të jashtëm apo akseleratorit linear, ndonjëherë edhe vetëm.

Gjithçka e përcakton mjeku në varësi të historikut familjarë të pacientit, masës tumorale apo trajtimit të mëparshëm.

“Ky lloj procesi është pak kompleksë. Së pari kalon në kryerjen e një skaneri, ku ne evidentojmë zonën e interesit ku përcaktojmë targetin e masës tumorale, si dhe përcaktimin e organeve të shëndosha që janë rreth tumorit”, tha përgjegjësi i njësisë së Radioterapisë QSUT Orges Spahiu.

Çdo lëvizje brenda bunkerit ku është vendosur burimi, bëhet nën monitorimin e ekipit të fizikaneve, të cilët kanë çdo gjë nën kontroll, si për pacientin, edhe për ambientin për rreth.

“Gjatë gjithë kohës ne monitorojmë pozicionin e burimit, siç e kemi para planifikuar dhe kohën e qëndrimit të tij në pozicionet në mënyrë të ndryshme që ti jepet koha e duhur në tumor dhe të mbrohen në maksimum organet në risk. Gjatë kohës që ne jemi këtu dhe që burimi ka dal jashtë foles së tij në monitorojmë nëpërmjet dozimetrit në murë dozën e rrezatimit në ambientet e dhomës, thotë fizikantja Rozana Buci.

Koha e kalimit të burimit nga aparatura tek aplikatori dhe më pas te pacienti kalon vetëm për 15 deri në 20 sekonda, ndërsa rrezatimi si proces zgjat deri në 20 minuta. Mjekut Orgest Spahiu, njëkohësisht përgjegjës i njësisë së Radioterapisë në QSUT tregon konkretisht se si zhvillohet ky proces.

“Aktualisht bëhet fjalë për një burim mjaftë të vogël nga 0.5mm deri në 2.5mm i cili nëpërmjet disa tubave të caktuara kalon nga aparati për në aplikatorët ku është vendosur tek pacienti. Aty ku do të japi rrezatimin”, tha Spahiu.

Trajtimi me Brakiterapi është vënë në funksion që javën e kaluar në shërbimin e Radioterapisë në Spitalin Onkologjikë në QSUT, dhe do tju shërbej të paktën rreth 300 pacientëve për trajtimin e tumorit gjinokologjik.

“Përllogariten të jenë 250-300 pacientë që do tu shërbej Brakiterapia. Sëbashku me dy akseleratorët dhe me paisjen e Oltovoltazhit për kancerin e lëkurës, do thoja që shkojmë deri në 200 pacientë trajtim në ditë”, u shpreh përgjegjësi i njësisë së Radioterapisë QSUT Orgest Spahiu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!