Një 31-vjeçar, Indrit Çoku u vu në pranga në Kurbin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.
Një tjetër person, 54-vjeçarI Arben Çiku, është shpallur në kërkim.
Këta shtetas, kushërinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në banesën Indrit Çokut, kishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim./abcnews.al