Maurizio Sarri dhe Max Allegri janë ndër dy trajnerët italianë më të mirë të viteve të fundit. Sarri, i cili zëvendësoi trajneri livornez në stolin e Juventusit në verë, tregon një histori të bukur nga e kaluara e tyre.
Të dy e kanë nisur nga poshtë, kanë stërvitur ekipet të vogla për të mbërritur në majat e futbollit. Gjatë festimit të 100-vjetorit të Figline Valdarno, skuadrës ku është rritur, Sarri ka treguar një prapaskenë në lidhje me Allegrin.
“Luhej ndeshja Sangiovannese-Aglianese. Trajneri i Aglianese ishte Allegri, ndërsa unë drejtoja Sangiovannese. Ndeshja u mbyll 0-0 dhe me zero goditje në portë nga të dyja skuadrat. Një mik i imi më tha: ‘Kur u bëtë edhe ju të dy trajnerë…’“, zbulon duke buzëqeshur trajneri i bardhezinjve. /abcnews.al