Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Kur ti fiton, por nuk luan mirë”, Mourinho sërish protagonist në “Instagram”

schedule14:39 - 6 Nëntor, 2020

schedule 14:39 - 6 Nëntor, 2020

Tottenham arriti një fitore të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e Ludogorets Razgrad, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League. Të besuarit e Jose Mourinhos triumfuan me rezultatin 1-3 dhe tashmë ata janë sërish në krye të grupit J, edhe pse me pikë të barabarta me Royal Antëerp dhe Lask.

Ai që tërhoqi vëmëndjen pas duelit ishte i përhershmi Mourinho. Këtë herë “Special One” vendosi të postojë sërish një foto në “Instagram”, e cila mori shumë reagime. “Kur ti fiton, por nuk luan dhe aq shumë mirë”, shkruan portugezi krah fotos.

Në foton e postuar shikohet tekniku i londinezëve, i cili është i ulur në një divan dhe po ha patatina. Mesa duket loja e zhvilluar nga ekipi i tij kundër bullgarëve nuk i ka pëlqyer aspak Mourinhos, edhe pse ai është i kënaqur me tre pikët e marra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!