Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kur të bëni turli merrni qepën dhe folini”, animalistja na këshillon sërish: Bimët kanë sistem nervor

schedule10:55 - 15 Korrik, 2022

schedule 10:55 - 15 Korrik, 2022

Animalistja Jonida Gjoka ka befasuar sërish me deklaratën e radhës në “ABC e Mëngjesit”. Këtë herë ajo ka dhënë një shembull, që përdor në gatim.

LEXO EDHE: “Ka ndërgjegje dhe memorie”, animalistja që flet me ujin sqaron deklaratën virale: Është provuar nga shkencëtarët

Jonida tregoi se është vegjetariane dhe kur gatuan bimët flet me mendje, pasi sipas saj ato kanë sistem nervor dhe i vjen keq.



LEXO EDHE: “Të hash një kafshë është njësoj si të hash kushëririn tënd”, animalistja i qendron të njëjtës ide: Jam për më pak dhimbje

“Në fakt gjithçka që është në këtë planet është e gjallë. Ka një krijues dhe tek uji, ka një ndërgjegje si çdo gjë e gjallë. Hindut, indianët e kanë pasur ujin 5 mijë më përpara. Nuk e kam thënë unë, mi keni dhënë mua kreditet. Një gjë që është e gjallë ka memorie, ka ndërgjegje. Nëse kjo është funny, unë në fund të ditës kam bërë diçka. E ka thënë një shkencëtar japonez që e ka thënë këtë, Masaru Emoto quhet ai që e ka studiuar. Është e vërtetë që ne jemi kushërinj si mund ta konsumosh. Duke filluar nga dhëmbët, sistemi tretës ka një zorrë shumë të shkurtër dhe ne e kemi shumë të gjatë si lopa. E treta pehashi është 2.0.

Ne jemi energji, qenie shpirtërore që kemi këtë eksperiencë fizike. Ne jemi ajo që kemi qënë para lindjes dhe pas vdekjes. Këtë e thonë edhe shkrimet fetare.

Tashmë nuk jam më mëkatare. Aktualisht jam vegjetariane, e konsumoj vezën të pastër. Pse duhet t’i bëj unë lopës apo tjetrit diçka. Unë jam dakord me qumështin, me vezën.

Sa më i madh të jetë sistemi nervor aq më e madhe është ajo që ndjejnë. Unë ha vetëm frutat e detit. Do ishte e pamoralshe me mua të thosha që jam perfekte. Jam në evolim. Edhe lutja kur ti e thua me mendje ka fuqi më tepër. Edhe kur gatuan, po bën turli. Mere qepën ti do ti flasësh. Bimët kanë sistemin nervor. Unë jam për atë që bënë më pak dhimbje”, u shpreh animalistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!