“Kur shkelet Kushtetuta, bie demokracia”, Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni në manifestimin e 2 marsit

schedule15:32 - 1 Mars, 2020

schedule 15:32 - 1 Mars, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ftoi mbështetësit e partisë Demokratike që të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë.

Sipas Bardhit, kur shkelet Kushtetuta, bie shteti dhe demokracia dhe për këtë arsye, çdo qytetar duhet të reagojë.

“Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë”, shkruan Bardhi.

Statusi:

Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!