Nga Vildana Dibra Zhubi
Ishte vendi ma i bukur gjatë gjithë ish Jugosllavisë , gjithë rajoni i Bosnës.
Kafja nuk ka pasë shije ma të mirë askund se në ata vende.
Ishin popull që knaqeshin me nji kafe.
Nuk kishin urrejtje shumë për të tjerët.
I vetmi komb që ata e nënçmonin dhe nuk na besonin para trazinave të luftës që vet e përjetuan,ishim na , shqiptaret.
Ishte Viti 1992 pak para lufte.
Në nji darkë që ishin të ftuar e gjithë shoqnija e Sami, gati të gjithë çiftet ishin çifte mix.
Kroate e martuar me musliman, sërbe me musliman, muslimane me nji artist malazi, musliman me sëbe…. dhe bile shpesh herë qeshnim që edhe unë e burri im jemi nga martesa mix..Unë ulqinake kurse burri kosovar. Dy çifte vetëm ishin musliman të martuar me muslimane.
Mlidheshim shumë shpesh dhe gati çdo vikend shkojshim se bashku në katundet e Sarajevës që ishin Parajse e vërtetë.
Ishin nji shoqni e përkryer që gati të gjithë ishin rrite në rrugën ma të bukur Ferhadija ( dikur Vase Miskina) me nji fmini të bukur por që e kishin vazhdu at shoqni shumë gjatë.
Fati tyne ishte që edhe na që morrën për partner jete ,dhe nuk kishim le aty, vazhduam at shoqni me zemër dhe sinqeritet.
Shoqninë e vazhduan edhe fëmijët tonë që diku afër ishin me moshë me njani me tjetrin deri sa çdo gja u nderpre në prill 1992 .
Ishin ditë ma të bukura të jetës bashkshortore.
Gjatë asaj darkë që më kishte djeg kurrizi me pregaditë, atmosfera ishte në nivel deri sa nji shok I burrit tim musliman, i martuar me sërbe, që tashma vena I kishte ra kokes, në nji momentet çon gotën dhe thotë: Živela naša lijepa Jugoslavija. E ja baš ne znam šta hoće ovi tvoji šiftari , šta u p…. m…. traže ljepśe i bolje? Ne ide mi u glavu?
Burri im që i djeg kjo fjalë aq shumë, nuk rrin pa ia kthy dhe pa e ofendu.
Atmosfera pak prishet.
Unë ndihesha jashtzakonisht në siklet, sepse po ndodhte në shtëpi tonë dhe nuk asht adet musafirin me e ofendu.
Por burri im ishte idhnu shumë dhe nuk i mbeti borxh aspak .
Ky ishte fillimi trazinave.
Lufta nisë në prill!
Ndër viktimat e para që u vra nga agresori četnik,ishte i ndjeri që na ofendoi në sofër deri sa hante bukën tonë.
E gjithë ajo bukuri u kput si me thikë dhe të gjithëve na ndryshoi jeta!
Ishte nji njeri shumë i mirë dhe i dashtun por kjo ishte e verteta që gati çdo boshnjak sado mik që e kishe, e kishte nji dozë nënçmimi dhe mendim superior ndaj nesh.
Na kemi qenë në Londer kur ndëgjum këtë lajm dhe jemi prek shumë për te.
Thjeshtë ishin rritë me at bindje që shqiptari nuk meriton ma mirë si “sharraxhi, košpicar dhe njerz me bisht që jemi .”
Kjo sigurisht, deri sa vet janë djeg dhe janë përvlu.
Dhe sot e asaj ditë e pyes vehen, kur sërbet me nji gjuhë mes tyne dhe boshnjakve ,nuk kan kursy asnji krim të mundshëm njerzimit, çka na kishin ba neve me i ardhë shansa persëri ?
Forgive but don’t forget!
Open Balkan!
Kurrë dashtë Zoti ,por bashkimin tonë sa ma parë e mend në kry që gjithmonë mashtrohemi!
Ps. Përkthimi nga gjuha sërbe- “Rrnofte Jugoslavia jonë e bukur. Nuk me hyn në kry çka lypin kta “ šiftarët “ e juaj,çka në rrote të s’amës kërkojnë ma bukur dhe ma mirë?
Šiptari ishte fjala ma ofenduse që çdo shqiptar që jetonte në vendet e ish Jugosllavise bile njihere e ka perjetu.
Photo: Rruga jonë në Ferhadija, ktu janë shoktê e dy djelmve të mi që kanë përjetu luftën deri sa kanë dalë në France, Suedi, Kroaci dhe Cheki .Nuk kishte shtet në botë që nuk jemi shpërnda.