Kur do të nxirret Lulzim Basha nga selia e PD? Kjo ishte pyetja që gazetari Ylli Rakipi i drejtoi ish kryeministrit Sali Berisha, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Berisha tha se Basha duhet të lirojë zyrën në PD, sepse deputetëve nuk u takon një zyrë. Ai tha se janë anëtarët ata që do ta shoqërojnë Bashën nga selia, sepse janë “përmbaruesit e vendimit të tyre”.
“Anëtarët e PD do ta shoqërojnë (Bashën) njerëzisht jashtë selisë në mënyrë përfundimtare. Ata janë përmbaruesit e vendimit të tyre.
Nuk ka punë Sali Berisha me këtë.
U mblodhëm në protestën e fundit, shumë njerëz kishin dëshirë ta nxirrnin nga selia. Jo thashë, do ti çohet një shkresë. S’kemi pse humbasim ne seriozitetin. I thamë je deputet, liro ato zyra sepse deputetët nuk kanë zyrë.
Mund të bëhej më shpejtë por i dhamë kohë. Gjithçka është bërë konform rregullave me qytetari. Por, a ka mundësi Sali Berisha për ta ndërprerë këtë? Absolutisht jo.
Këtë nuk mund ta ndaloj absolutisht sepse është vendim i anëtarësisë”, tha Berisha. /TPZ.Al/