Kur mjalti mund të bëhet i dëmshëm për shëndetin?

schedule09:04 - 25 Gusht, 2022

schedule 09:04 - 25 Gusht, 2022

Edhe pse konsiderohet si ushqimi më i shëndetshëm, mjalti mund të jetë i dëmshëm, e në disa raste edhe i rrezikshëm për shëndetin. Specialistët shëndetësorë paralajmërojnë se mjalti, i cili normalisht konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm, nuk duhet të teprohet në asnjë rast.

Të rinjtë nuk duhet të marrin më shumë se 2-3 lugë çaji nga ky nektar i ëmbël në ditë dhe personave që vuajnë nga disa sëmundje nuk rekomandohet të marrin më shumë se një lugë gjatë ditës. Personat obezë dhe ata që vuajnë nga diabeti, ateroskleroza apo hipertensioni duhet të kenë kujdes kur konsumojnë mjaltë.

Nutricionistët paralajmërojnë gjithashtu se çdokush mund të jetë alergjik ndaj mjaltit, pavarësisht nga mosha. Ky ushqim përmban acide, ushqime që irritojnë stomakun, ndaj konsumimi i tepërt i mjaltit mund të shkaktojë gastrit, madje edhe ulçerë.

Ka edhe një gjë tjetër që shumë njerëz e bëjnë kur mjalti trashet pas qëndrimit për një kohë të gjatë (dhe duhet ndarë për ta bërë më të lehtë përdorimin) ose përgatisin një pije të nxehtë si çaji, që është një gabim i madh.

Nëse mjalti i shtohet ujit të vluar, ai humbet vetitë e tij të dobishme dhe gjithashtu prodhon helm. Nëse jeni duke përgatitur çaj, mos e vendosni kurrë në ujë të vluar, por kur të jetë ftohur dhe të jetë ende i ngrohtë. Temperatura e ujit nuk duhet të kalojë 40 gradë Celsius.

“Mjalti prodhon një substancë dioksometil në ujë të vluar, e cila është helm”, vërejnë ekspertët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!