Aktualisht i huazuar në radhët e Besiktas nga nga Barcelona në të cilën nuk pati një paraqitje shumë të jashtëzakonshme në vitin e tij të parë si futbollist i Barçës, mesfushori boshnjak Miralem Pjanic (31 vjeç) ka 22 ndeshje (4 asistime) në radhët e skuadrës nga Stambolli.
Lojtari, objektivi i të cilit tani është të vazhdojë sezonin e ardhshëm në Turqi, ka pranuar se verën e kaluar objektivi i tij i madh ishte të kthehej në Torino për të veshur sërish fanellën e Juventusit.
Ai e ka bërë këtë në La Gazzetta dello Sport, ku ka theksuar:
“Ka pasur dy kontakte, por asgjë nuk është përcaktuar dhe jo për arsye parash. Tani do të doja të isha i rëndësishëm në një projekt dhe të fitoja Scudetton. Jam i uritur, me përvojë, gati 700 ndeshje, mendoj se mund të aspiroj qëllime të mëdha”. /abcnews.al/