Vullkani Pacaya në Guatemalë ka shpërthyer që nga Shkurti, duke lënë nën tension komunitetet lokale dhe autoritetet. Por për David Garcia, rrjedha e llavës është bërë “kuzhina” e tij. Garcia ka treguar se krijimtaria nuk ka kufij pasi ka nisur të gatuajë pica për vizitorët mbi llavën e vullkanit.
“Shumë njerëz sot vijnë për të shijuar ngrënien e picës së bërë në nxehtësinë e vullkanit.”, thotë ai. Garcia filloi të piqte pica në 2013 në zgavra të vogla që gjeti mes shkëmbinjve dhe tashmë ideja e tij është bërë një “magnet” për turistët që shikojnë vullkanin masiv që ndodhet vetëm 25 kilometra në jug të kryeqytetit të vendit.
“Unë nuk shita shumë ditët e para,” tha Garcia. “Të hash një picë të gatuar në thëngjijtë e një vullkani është njëkohësisht tronditëse dhe unike në të gjithë botën,” tha Felipe Aldana, një turist që ka provuar një nga specialitetet e Garcias. /abcnews.al